Ishte i mbushur me eksploziv, rrëzohet droni në një pyll afër Moskës

75
Sigal

Një dron i mbushur me eksploziv është rrëzuar në një pyll afër Moskës. Kështu njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Sipas një burimi në forcat e rendit, droni u zbulua dje dhe ishte thyer në gjysmë.

Media ruse Baza raportoi se dyshohet se bëhej fjalë për një dron të prodhuar nga Ukraina, të cilit i kishte mbaruar karburanti.

Raportohet se droni u gjet nga një grua vendase pranë shtëpisë së saj. Kievi nuk ka komentuar mbi incidentin.