Irani paralajmëron SHBA-në: Kujdes, aeroplanmbajtësen tuaj e shkatërrojmë me një raketë

594
Sigal

Një klerik i lartë iranian ka paralajmëruar SHBA-në të mos bëjë shumë shfaqje të forcës së saj në det me anije e aeroplanë, duke thënë se mjafton një raketë për të shkatërruar një flotë me vlerë miliarda dollarë.

Deklaratat e tij vijnë pasi Uashingtoni zyrtar ka dërguar në rajon një aeroplanmbajtëse si një mesazh ndaj Teheranit zyrtar.

Ayatollah Yousef Tabatabai-Nejad, i cili përfaqëson Provincën Isfahan në Asamblenë e Ekspertëve të Iranit, tha të premten se “flota miliardë dollarëshe mund të shkatërrohet me një raketë”, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA. Megjithatë, ai nuk e shpjegoi se çfarë rakete të veçantë kishte në mendje.

Më parë, një nënkryetar i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu e bëri të qartë se ai e sheh tregimin e muskujve të Uashingtonit si lëvizje boshe.

SHBA-ja “nuk do të guxojë të nië një aksion ushtarak kundër nesh”, tha Yadollah Javani për Agjencinë e Lajmeve Tasnim.