I riu shqiptar qëllohet me thikë në Zvicër

179

Qëllohet me thikë një i ri shqiptar në Zvicër. I riu shqiptar E. A. u dërgua rreth orës pesë të mëngjesit të së dielës, në një klinikë të Zyrihut në gjendje kritike.

Albinfo.ch duke iu referuar burimeve të veta në St.Gallen shkruan se E. A., 21-vjeçar është qëlluar me thike pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare.

Një plagë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark.

Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë. Ndërhyrja kirurgjikale për të riun me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal që frekuentohet nga të rinjtë.