Prof. Dr. Neritan Ceka/ Ministri Jashtëm Gent Cakaj, ka performancën e një mësuesi fshati! Maksimumi duhej të ishte portier i ndonjë hoteli. Ja emërimet nepotike me familjarët dhe krushqit e shtetarëve në ambasada dhe konsullata

1364
Sigal

 

 

Prof.Dr. Neritan Ceka: Gent Cakaj? Ka performancën e një mësuesi fshati! Maksimumi duhej të ishte portier i ndonjë hoteli

Për politikanin Neritan Ceka, Shqipëria është e barabartë me një fshat kinez, sa i përket numrit të banorëve. Ceka tha se shqiptarët kanë mijëra intelektualë dhe përfaqësohen nga mediokriteti maksimal, ndërsa theksoi se ministri i jashtëm, bën performancën e një mësuesi fshati.

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Evropian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një superfuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi të regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve, që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria. Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht, nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Evropë që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike. Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, por përfaqësohen nga mediokriteti maksimal. Ke një ministër të jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi, portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë, na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin!

 

 Thellohen skandalet në Ministrinë e Jashtme, ku drejton Gent Cakaj

Emërime nepotike dhe familjare nëpër ambasada dhe konsullata

 Dështimi për të dytën herë rradhazi i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, përveç faktorëve politikë, është pasojë edhe e një diplomacie të paaftë profesionalisht, nga Ministria e Jashtme, sepse ambasadorë, konsuj të Përgjithshëm, diplomat emërohen pensionistë,  njerëz të familjes,  fëmijët, nipërit, gratë, të dashurat, e zyrtarëve të lartë të Ministrit të rradhës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të miqve, të funksionarëve të lartë të Shtetit e të Partisë, që nuk nuk dinë asgjë nga diplomacia, por emërimet e tyre janë bakshishe dhe shpërblime.  Ja shembujt e emërimeve nepotike dhe familjarë nëpër ambasada dhe Konsullata të Përgjithshme

 

Vazhdojnë thellohen skandalet me emërimet e diplomatëve në Ministrinë e Jashtme të drejtuar nga Gent Cakaj! Ja të gjitha punësimet nepotike dhe shkeljet me mandatet:

Skandalet, në 46 prej 50 ambasadave shqiptare në botë!

  1. Arabi Saudite- Ambasador Sami Shiba me mandat të përfunduar;
  2. Austri- Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar në shkelje te ligjit; dhe diplomate Këshilltare Aida Sakja motra e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja PD;
  3. Misioni Shqiptar i OSBE Vjenë – Ambasador Igli Hasani pa status emëruar nga jashtë; Ksandro Disho me pasaportë greke, por edhe disa diplomatë emërime politike pa status nga jashtë sistemit dhe me mandat të përfunduar prej kohësh në shkelje ligji;
  4. BE, Bruksel- Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit dhe Diplomate Blerina Boçi ish-sekretarja e shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme;
  5. Danimarkë- Ambasadore Elida Petoshati me kunatin Armand Skapi Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme dhe motra Valbona Petoshati koordinatore në Kryeministri;
  6. Egjipt- Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar;
  7. Francë- Ambasador Dritan Tola pa status me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit dhe diplomat Alket Çani pa status;
  8. Greqi, Athinë- Ambasadorja Ardiana Hobdari, nuk u prek as nga skandali i humbjes 100 pasaportave shqiptare dhe diplomat Eno Çollaku me pasaportë greke, aktivist militant FRESSH;
  9. Gjermani, Berlin- Ambasador Artur Kuko me mandat të përfunduar;

Konsull, Elinda Guri, aktiviste militante FRESSH;

Kastriot Noli emëruar Sekretar i Parë 2019 nga Gent Cakaj- militant demokrat shkelës ligji që mbronte në gazetë vjedhjet e Rrugës së Kombit në kohën e qeverisë Berisha ( http://www.zemrashqiptare.net/news/5770/kastriot-noli-sulmi-ndaj-rruges-durres-prishtine-hibrid-reminishencash-te-pista.html )

  1. Holandë- Ambasadore Adia Sakiqi me mandat të përfunduar pa status në shkelje të ligjit; Emëruar diplomate nga jashtë pa status Kejsi Ziu; skandal diplomatik, Danjela Matmuja Tafçiu mbesa e Mimi Kodhelit ish-sekretare ne MPJ larguar me urgjencë pas kapjes me drogë në Holandë të bashkëshortit, Ilir Tafçiu!
  2. Hungari- Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar; diplomat i emëruar nga jashtë, Viliem Kurtulaj pa status që deri dje kritikonte qeverinë ( https://www.syri.net/politike/225155/filologjiku-me-risi-ne-protesta-pedagogu-nga-rumania-flet-per-studentet-hellip/ )

 

  1. Itali- Ambasadore Anila Bitri Lani gruaja e Remzi Lanit dhe diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar; emëruar Anton Koliqi, nipi i gruas së Paskal Milos; emëruar nga jashtë pa status Armando Memushi.
  2. Poloni- Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar;
  3. Rumani-Ambasador Ilir Tepelena &diplomate Eva Nastas mandat të përfunduar;
  4. Rusi- Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;
  5. Serbi- Ambasadori Ilir Boçka 70 vjeç! Mosha e pensionit +mandat të përfunduar;
  6. Slloveni- Ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak me mandat të përfunduar.
  7. Mynih Konsullata- diplomat konsull Dashnor Ibra shkarkuar më parë nga Ambasada në Romë me dosje në prokurori dhe kunatin dënuar për trafik droge.
  8. Sllovaki- Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar. Mbesa (vajza e motrës) së Valentina Leskajt, është me dosje në prokurori për marrëveshjen e detit me Greqinë!
  9. Suedi Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit pa status diplomati, dhëndër i Rita Markos, zëvendësi i diktatorit Enver Hoxha;
  10. Turqi- Ambasadori Genti Gazheli, pa status diplomat me mandat të përfunduar +skandali Le Iene me 11-vjetarin Alvin Berisha në kamp në Irak dhe diplomat pa status gjithashtu nga jashtë sistemit Nertila Doka;
  11. Zvicër- Ambasadori Ilir Xhelil Gjoni PS pa status diplomat, mandat i përfunduar.
  12. Vatikan- Ambasadore Majlinda Dodaj, motra Aleksandër Frangajt, pronar i “Klan”.
  13. Kuvajt- Saimir Bala Ambasador me mandat të përfunduar.
  14. Misioni shqiptar në Këshillin e Evropës Strasburg- Diplomate Sidita Gjipali motra e Gledis Gjipalit ortaku i Ditmir Bushatit European Movement Albania (EMA).
  15. Bullgari- Diplomate emëruar nga jashtë pa status Arxhilda Rringaj.
  16. Çekia- Ambasador Ilirian Kuka biznesmen emërim nga jashtë pa status.
  17. Kinë- Ambasador pa status Selim Belortaja, zyrtar i njohur LSI ish-zv.Ministër.
  18. Kosovë- Ambasador me mandat të përfunduar Qemal Minxhozi ish-deputet PS dhe djalin Sidrit Minxhozi drejtor ne Kuvend për Marrëdhëniet me Jashtë dhe diplomate Klodiana Karaj PD ish- sekretare Ministrit Besnik Mustafaj.
  19. Kroaci- Ambasador Riza Poda dhe diplomate modelja bjonde Miss Mariela Berliku emërim korruptiv i ish-Drejtoreshës Blerta Kadzadej.
  20. Izrael- Ambasador Bardhyl Canaj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, dhëndërr i Lenka Çukos;
  21. Maqedoni Shkup- Ambasador Fatos Reka, daja i Endri Fugës së Kryeministrisë!
  22. Spanjë- 2 diplomate pa status emëruar nga jashtë Plator Nesturi dhe Evi Sadushi vajza e Sokol Sadushit drejtor te Shkolla e Magjistraturës.
  23. Amerikë Uashington- diplomate me mandat të përfunduar Mamica Toska, motra e Igli Toskës ish-Minister i Brendshëm i PS.
  24. OKB Nju Jork- Ambasadore Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadare.
  25. Selanik Arqile Sota Konsull i Përgjithshëm emëruar nga Gent Cakaj 2019 –shkarkuar për nxjerrje dokumentacionit sekret nga Ministria e Punëve të Jashtme.
  26. Bari Konsullata- ish Miss Shqipëria Monika Zguro mandat i përfunduar.
  27. Emiratet e Bashkuara Arabe- Ambasador Ermal Dredha, djali i Neki Dredhës ish-kryetar Bashkia Vlorë PS.
  28. Stamboll –Konsulle e Përgjithshme Blerta Kadazadej ishte 6 vite Drejtore e Përgjithshme Ekonomike në MEPJ njohur për batërdinë e punësimeve farefis me gruan e Ditmir Bushatit, pa status diplomati. Burri i saj Kujtim Kadzadej Drejtor i Përgjithshëm gjatë 6 viteve te Rilindjes njëkohësisht në Ministrinë e Mbrojtjes!
  29. Angli- Në Londër emëruar nga Gent Cakaj 2019 Balciana Rakipi vajza e Aqif Rakipit PDIU emërim nga jashtë sistemit pa status me gradën Ministër Këshilltar që i takon Zv. Ambasadorëve!
  30. Misioni Shqiptar NATO Bruksel- Ambasador spiuni digjital i Saliut Visho Ajazi Lika pa status dhe diplomate ish -sekretarja shefit kabinetit Amanda Vrana.
  31. Milano Konsullata- Anila Pojani Konsulle e Përgjithshme pa status emërim nga jashtë.
  32. Japoni- Ambasador Gjergj Teneqexhiu pa status nga jashtë me mandat të përfunduar.
  33. Misioni Gjenevë –Ambasadore Ravesa LLeshi vajza Ismail LLeshit Ministër PS.
  34. Katar-Ambasador Kujtim Xhani ish-Shef Protokolli i Sali Berishës në Kryeministri.

 

Punësimet në Ministrinë e Jashtme!

 

 Shef i Kabinetit të Gent Cakaj, Dastid Vath Koreshi PS

  1. Ardhur Këshilltar i Ministrit Gent Cakaj, djali i Preç Zogaj PD, Besian Zogaj
  2. Armand Skapi Sekretar i Përgjithshëm me njërën kunatë (Elida Petoshati) Ambasadore në Danimarkë dhe tjetrën Koordinatore në Kryeministri (Valbona Petoshati)
  3. Mimoza Halimi, Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në MEPJ dhe burri i vet Ariel Halimi specialist në varësi direkt të saj Drejtoria NATO në MEPJ
  4. Inid Milo vajza e Paskal Milos, Kryetare e TASK FORCE OSBE 2020 Presidenca shqiptare. Paskal Milo rekordmen me 3 familjarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, (Inid Milo, Antonela Dhimolea dhe Anton Koliqi) del në media në mbështetje të Gent Cakaj.
  5. Mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea, Shefe Sektori i Nismave Rajonale;
  6. Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe MEPJ Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka në pozicion të lartë drejtues te Ministria Brendshme;

 

  1. Mirela Peza (Ndini), gruaja e Alfred Pezës PS, Shefe Sektori e Diplomacisë Publike zyra e medias e shtypit
  2. Mira Hoxha militante PD+LSI emëruar nga Gent Cakaj 2019 -Drejtore e madhe e Diplomacisë Publike Ekonomike Diasporës, në shkelje ligji me gradën Sekretar e Dytë
  3. Greta Nako, diplomate në Drejtorinë e NATO-s Mpj, mbesa e Fatmir Xhafaj PS
  4. Viktor Pango, djali i Ylli Pangos PD, Diplomat Drejtoria Konsullore MPJ;
  5. Sokol Beja, djali i Fatos Bejës PD, Diplomat Task Forca OSBE 2020 MPJ;
  6. Shkëlzen Macukulli, nipi i deputetit Spartak Braho, Diplomat Drejtoria e Amerikës dhe Azisë Ministria e Punëve të Jashtme;
  7. Odis Mineu, Diplomat në Drejtorinë e Rajonit Vendeve Fqinje Ministrinë e Punëve të Jashtme, ish-kryetar i Forumit Rinor Partisë Social Demokratike, kushëriri i Skënder Gjinushit;
  8. Erenik Shllaku, Diplomat Drejtoria BE MPJ –djali i Ymer Shllaku drejtues PD;
  9. Dashuri Shehu, gruaja e Sherefedin Shehu PD, te Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Punëve të Jashtme;
  10. Etleva Haka kandidate për deputete LSI- Drejtoreshë Juridike e tenderëve, gjyqeve, lekëve;
  11. Konkursi DAP që do zhvillohet më 1 nëntor 2019: Adela Xhafa mbesa e Drejtores Përgjithshme Mimoza Halimi- nga sekretare personale do bëhet diplomate në Drejtorinë e Evropës MPJ.