Një djalë, 28 vjec, nga Shkupi, u mbyt në ujërat e liqenit të Mlladosit në Veles. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se M.S. ka hyrë në ujë dhe është mbytur e për rrjedhojë ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat në gjuhën shqipe. Trupi i tij u dërgua në spital por mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e të riut.