Bella Hadid di si të tërheqë vëmendjen, pozat e fundit i vënë flakën rrjetit

323
Sigal

Bella Hadid është padyshim një ndër modelet më të kërkuara të momentit. 23-vjeçarja është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare si një ndër femrat më të bukura, por gjithashtu edhe për jetën e saj sentimentale. Supermodelja, imazh i një sërë markash ndërkombëtare është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga puna e saj. Por, së fundmi ajo vjen me disa foto ndryshe, ku si gjithmonë duket shumë atraktive. Bella ka tërhequr vëmendjen e fansave teksa ka pozuar e veshur me bikini nga kopshti i shtëpisë së saj, të cilët e kanë komplimentuar bukuroshen për fizikun që ka. “29 maj 2020. Dita e 92-të e kërkimit të shpirtit në këto pemë”, ka shkruar Bella krahas fotove të publikuara një ditë më parë.

Bella është përfolur gjithashtu edhe për lidhjen e dashurisë me artistin e njohur The Weeknd. Pas shumë kohësh të ndarë, mediat e huaja raportuan se dyshja kanë nisur të flasin sërish bashkë. Burime pranë tyre nuk përjashtuan as mundësinë se ata mund të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.