Kosovë, Ambasadori i SHBA-së, Delawie: Lufta ndaj korrupsionit një sfidë

491
Menjëherë pas marrjes së mandatit të ri si ambasador i Shtetaeve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se përpjekjet për të luftuar korrupsionin do të jenë një sfidë e madhe.
Ambasadori Greg Delawie ishte i ftuar special në aktivitetin e titulluar “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”. Gjatë fjalës së tij Delawie theksoi se lufta ndaj korrupsionit është një sfidë e madhe për çdo qeveri, ndërsa propozoi një program të rreptë kundër korrupsionit.
“Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e tillë ku veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen lehtësisht penalisht. Kostoja e të qenit i korruptuar do të jetë shumë e lartë. Ky seminar trajton mënyrat se si zyrat tuaja mund të ndryshojnë gjendjen tuaj”, tha Delawie gjatë fjalimit në këtë seminar.
Greg Delawie vlerësoi aktivitetet kundër korrupsionit, të cilat sipas tij janë shumë të rëndësishme në parandalimin e këtij fenomeni. 
Sigal