Me votat e rregullta: VV 56 ulëse në Kuvend, PDK 20 ulëse dhe LDK, 15

156
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85% të votave, siguroi 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4%, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13% do të marrë 15 ulëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe i ka publikuar në webfaqe. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%, PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.

LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%. AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%. Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.

Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende. Me përfundimin e numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 56 ulëse në Kuvend.

Formula me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset është “Sainte-Lague”. Pasi 20 ulëse nga 120 sa janë në Kuvend, janë të rezervuara për minoritetet, partitë shqiptare luftojnë për 100 ulëset tjera. Ulëset që mbesin “të zbrazëta” si pasojë e përqindjes së votave që shkon për partitë që nuk kalojnë pragun prej pesë%, u ndahen partive parlamentare.

Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 14%. Kjo nënkupton që 14 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në.

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85% të votave, ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4%, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13% do të marrë 15 ulëse, ndërsa AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me nëntë deputetë. Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.

Të gjitha të rezultatet preliminare, të cilat deri më tani janë publikuar nga KQZ-ja, mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave dhe certifikimin e rezultateve. Në varësi nga kjo, mund të ketë ndryshime edhe në numrin e votave që kanë marrë subjektet politike të komuniteteve pakicë, të cilat janë paraqitur në këtë tekst.
Ndërkaq, me 99% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 47.85% të votave.

Kurtit, që është i nominuari i LVV-së për kryeministër, do t’i duhen të paktën 61 vota në kuvend, që të formojë Qeverinë e re të Kosovës. Tradicionalisht, partitë e komuniteteve joshumicë kanë qenë pjesë e ekzekutivit. Por, më 2020, kur qeverinë e udhëhoqi Kurti, Lista Serbe, zyrtarisht nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës, por asaj iu dhanë nën udhëheqje dy ministri.