Hapet konsullata e Kosovës në Iowa të SHBA-së

610
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, hapi konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, kryeqyteti i Iowas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër së shteti i Kosovës. Ajo ka filluar me trupat e Gardës Kombëtare të Iowas që kanë marrë pjesë në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë, që nga viti 2003”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Thaçi ka thënë më tej se kjo miqësi, e cila kishte filluar me bashkëpunimin në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, tani do të zgjerohet edhe në fusha të tjera të jetës.
Në ceremoninë e hapjes së konsullatës morën pjesë zyrtarë më të lartë të shtetit të Iowas dhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.
Guvernatori Branstad u shpreh i kënaqur që Kosova po hapë konsullatë në Iowa, që është njëherësh zyra e parë diplomatike ndërkombëtare në shtetin e Iowas. Ai u shpreh së të Iowa dhe Kosova gëzojnë bashkëpunim shembullor në fushën e sigurisë dhe të arsimit dhe se duhet të kërkohet edhe në sektorin ekonomik./Kosovapress/
Sigal