Grupi Maneskin, fituesi i vitit të kaluar i Eurovision Song Contest, postoi në Instagram një klip të një kënge në të cilën ata qëndrojnë pranë popullit të Ukrainës dhe u drejtohen rusëve në tekstin: “Si flIni natën me gjithë këto jetë në duart tuaja?”
Disa orë pas kthimit të Pink Floyd në mbështetje të Ukrainës, Maneskin rikthehet gjithashtu në qendër të vëmendjes, duke kënduar një këngë në mbështetje të popullit ukrainas.
Duke iu përgjigjur nismës Global Citizen Stand Up for Ukraine, grupi nga Roma postoi një video një minutëshe në profilin e tyre në Instagram, me një këngë të re energjike në mbështetje të nismës.
“Si fle natën / si i mbyll të dy sytë / jeton me gjithë ato jetë në duart e tua?” pyet në vargje frontmeni Damiano David.
Videoja shoqërohet me një titull që shpreh mbështetje për fushatën, e cila u bën thirrje “qeverive, institucioneve, korporatave dhe individëve të dhurojnë para për përpjekjet humanitare për Ukrainën dhe refugjatët në mbarë botën, si Jemeni, Sudani i Jugut dhe Afganistani”.
“Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare”, shkruan ata poshtë videos me mesazhin: “Ne përdorim zërin tonë për të kërkuar veprim, dhe ju mundeni”.Ndaj, duket se tekstin po ua drejtojnë drejtpërdrejt atyre që pushtuan Ukrainën, duke pyetur me hidhërim se si mund të flenë natën me gjithë jetët e shkatërruara në luftën që krijuan.
Grupi Maneskin mban qëndrim të qartë me këngën dhe thotë se nuk do të qëndrojnë indiferentë para kësaj lufte.




















