Grabiti të moshuarën greke, bie në pranga 24-vjeçari shqiptar

506
Sigal

Një i ri shqiptar ka mundur të hyjë në banesën e një të moshuareje greke, me preteksin se “kishte etje për ujë”, por më pas e ka grabitur atë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, i riu 24 vjeçar, hyri në banesën e 86 vjeçares në Edessa duke i grabitur bizhuteri me vlerën e 700 eurove.

Autori i krimit u arrestua, ndërsa bizhuteritë e vjedhura u gjetën dhe iu dorëzuan pronares.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatua se shqiptari po qëndronte ilegalisht në Greqi.