Goditen 2 banda shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

213
Sigal

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë në orët e fundit, duke shkatërruar dy grupe kriminale shqiptare.

Mësohet se në kuadër të operacionit kundër grupeve kriminale janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para.

Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos.

Hetimi përfshiu 33 persona të cilin operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa lidhjet e tyre arrinin deri më Lombardi.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 18 persona, ndërsa u sekuestuan 25 kg kokainë dhe 11 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.