EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ja kush janë kandidatët e caktuar nga Partia Socialiste

219
Sigal

Zbulohen disa nga emrat e caktuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars në gjashtë bashki të vendit.

Në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt sot pasdite është vendosur që në bashkinë e Dibrës të kandidojë Rahim Spahiu, kandidati socialist në Vorë do të jetë Blerim Shera dhe në Rrogozhinë Edison Memolla.

Në Shkodër do të garojë prefektja e qarkut Majlinda Angoni. Në Durrës kandidatja e socialistëve do të jetë Emirjana Sako.

Pa kandidaturë ka mbetur vetëm Lushnja, bashki për të cilën do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë.

Kujtojmë që tetë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.