Murgesha më e vjetër në botë vdes në moshën 110 vjeçare

618
Sigal

Një grua që besohet të jetë murgesha më e vjetër në botë, e cila ndihmoi në fshehjen e fëmijëve hebrenj nga nazistët, ka vdekur në moshën 110-vjeçare.

Motra Cecylia Roszak vdiq të premten në manastirin dominikan në qytetin e Krakov, Poloni, ku ka qenë banore për gati 90 vjet.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roszak, ndihmoi në strehimin e hebrenjve lokalë në kryeqytetin lituanez Vilnius, pasi kishte udhëtuar atje bashkë me Motrat e tjera.

Së bashku me murgeshat e tjera, fshehu dy fëmijë hebrenj, prindërit e të cilëve u vranë gjatë Holokaustit.

Sipas raportimeve, ato ndihmuan dhjetra çifutë që të shpëtonin nga nazistët.

Në vitin 2009, murgesha u nderua me titullin ‘Righteous Among the Nations’ për përpjekjet e saj gjatë luftës , një titull i përdorur nga Izraeli për ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë Holokaustit për të shpëtuar hebrenjtë.

Një zëdhënës i manastirit tha për mediat lokale se pavarësisht moshës së saj dhe operacioneve të hundë dhe  gju, Motra Cecylia ishte plot me gjallëri, freski dhe kishte një sens të madh humori.