Gjermania planifikon masa shtesë nga frika e varianteve të reja të COVID-19

141
Sigal

Gjermania ka planifikuar masa shtesë kundrejt personave që kërkojnë të udhëtojnë nga vendet e cilësuara me rrezik të lartë për shkak të përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer paralajmëroi se do të ndalohet hyrja për udhëtarët nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Transporti i mallrave dhe pajisjeve mjekësore nuk do të preken nga masat që po merr Gjermania.

Gjermania zgjati deri më 14 shkurt të gjitha masat kufizuese që ka ndërmarrë për parandaliminn e përhapjes së koronavirusit. Ato përfshijnë mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve.

Gjithashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambjentet e hapura dhe të mbyllura.

Britania njoftoi të mërkurën se personat që do të hyjnë në Britani nga vendet e prekura me variantin e ri të koronavirusit, duhet të futen në karantinë për 10 ditë.

SHBA ka ndaluar udhëtimet nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili, për shkak të varianti të ri të shfaqur në këto vende.

Sipas OBSH-së, 70 vende janë prekur nga varianti britanik, 31 nga ai i Afrikës së Jugut dhe 8 shtete nga varianti i shfaqur në Brazil.