E BUJSHME/ E konfirmon dhe klubi italian, mbrojtësi i Xhenoas huazohet te Skënderbeu

228
Sigal

Mbrojtësi i Xhenoas, Fallu Nxhie është afrimi më i ri i Skënderbeut, për të zgjidhur problemet në repartin difensiv. 21-vjeçari i nga Gambia, i është bashkuar skuadrës korçare në formë huazimi deri në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Serisë A, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

 

Futbollisti ka qenë një nga zbulimet e turneut prestigjioz të Viarexhos dhe në vitin 2019 u cilësua mbrojtësi më i mirë i aktivitetit që mbledh disa nga akademitë më të mira në botë, por ende nuk ka mundur të shfaqë potencialin e tij.

 

Nxhie së fundmi ishte huazuar te Avelino në Serinë C ku u aktivizua vetëm 5 ndeshje, pa mundur të spikasë. Klubi italian shpreson që me transferimin në kampionatin shqiptar, mbrojtësi 21-vjeçar të marrë më shumë minuta dhe të rritet si futbollist.