LSI Durrës/ Forumi ekonomik : Së shpejti prezantim i një projekti konkret ekonomik dhe zhvillimor për Durrësin

218
Sigal

Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Forumi Ekonomik i LSI Durrës, ka treguar se për pak ditë banorëve të Durrësit do t’ju prezantohet një plan ekonomik, i cili do të sjellë inovacion dhe të gjenerojë ekonominë e shqiptarëve.

“Projekt që do gjenerojë mijëra vende pune, do orientojë rininë, të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës, do e shndërrojë Durrësin në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe nuk do kemi më një qytet ku pastrohen paratë përmes ndërtimit dhe betonizimit në shërbim të mafias – por një Durrës me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve.”, – shprehen ata në postimin e tyre.

 

Postimi i tyre i plotë :

Së shpejti prezantim i një projekti konkret ekonomik dhe zhvillimor për Durrësin.
Një nga seksionet e Forumit Ekonomik të LSI Durrës u mblodh sot për të diskutuar mbi organizimin e prezantimit në mënyrë të shtjelluar të një projekti ekonomik konkret dhe inovativ për Durrësin dhe mbarë vendin.
Projekt që do gjenerojë mijëra vende pune, do orientojë rininë, të sapo diplomuarit dhe profesionistët drejt tregut të punës, do e shndërrojë Durrësin në epiqendër të zhvillimit ekonomik dhe nuk do kemi më një qytet ku pastrohen paratë përmes ndërtimit dhe betonizimit në shërbim të mafias – por një Durrës me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në shërbim të banorëve.
Edhe pak ditë dhe projekti do i prezantohet i shtjelluar banorëve të Durrësit, të cilët do jenë përfituesit realë.
Forumi Ekonomik i LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI