Gjermani, të shtëna ndaj autobusit të Hertha Berlin

544
Sigal

Ndaj automjetit zyrtar të skuadrës kryeqytetase u hap zjarr me armë në qytetin e Bielefeld-it, përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë me Arminia-n. Sipas dëshmisë së dhënë për mediat nga drejtuesi i Hertha-s, Michael Preetz, në drejtim të autobusit u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri, nga një person me motor.
Edhe pse plumbat lanë gjurmë të dukshme në xhamin përpara autobusit, shoferi i automjetit, 55-vjeçari Stephan Behrendt, fatmirësisht nuk pësoi lëndime. Shoferi ndali menjëherë autobusin dhe lajmëroi forcat e rendit për ngjarjen. Sipas të dhënave të para të hetimit, plumbat nuk kanë arritur ta depërtojnë xhamin.