Franca i kthehet normalitetit, rihap kopshtet dhe shkollat për një milion nxënës

299
Sigal

Pas dy muajve të izolimit, mijëra kopshte dhe shkolla fillore janë rihapur sot, një provë e vërtetë për administratën aktuale të Emmanuel Macron i cili ‘ka vënë bast’ për rifillimin e arsimit edhe pse progresivisht dhe nën masa rreptësishtë të ngurta të sigurisë.

Për të adresuar shqetësimet e familjeve dhe mësuesve, një protokoll i ngurtë u prezantua pas 55 ditësh të izolimit.

Ndër rregullat për rinisjen e shkollave janë: larja e duarve në mënyrë të përsëritur, maskë e detyrueshme për mësuesit, respektimi i përhershëm i distancimit social, kufizimi i numrit të nxënësve për klasë.

Sipas një raporti zyrtar përfundimtar, në Francë koronavirusi ka vrarë 26.643 njerëz.