Rrëfehet Angelina Jolie: Kjo tragjedi më ka ndryshuar jetën

256
Sigal

‘Kjo tragjedi më ka ndryshuar jetën’, kështu e ka cilësuar aktorja Angelina Jolie vdekjen e mamasë së saj. Dhe pse Marcheline Bertrand ka ndërruar jetë ajo e uron çdo vit për ditën e nënës. Edhe kësaj here Angelina ka bërë një dedikim prekës, shkruan Mirror. Marcheline e humbi betejën me kancerin në vezore, në vitin 2007.

“Kam humbur nënën time në të tridhjetat. Kur kthehem në atë kohë, shoh se sa më ndryshoi kjo vdekje. Nuk ishte e papritur, por ndikoi shumë brenda meje. Humbja e dashurisë së një nëne dhe përqafimit të ngrohtë, është sikurse dikush të heq një batanije mbrojtëse”, u shpreh aktorja.

Ylli i filmit “Maleficent”, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, gjithashtu shkroi se si u prek nga ndarja me babanë e saj, Jon Voight.

Në vitet pas vdekjes së nënës së saj, Angelina kishte një tatuazh të vogël “W” i cili ishte një referencë për këngën Rolling Stones, “Winter”, e cila i këndohej Angelinas si fëmijë nga mamaja e saj.