Nga qelia në koncert, si u lirua Aleksandër Gjoka

621
KONCERT TRE MUSKETIERET - /r/n/r/nROCK CONCERT OF THREE MESQUITEERS -
Sigal

“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.

Ai u arrestua më 23 dhjetor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.