Kapen me drogë, arrestohen katër të rinj në Korçë

465
Sigal

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar katër persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike në makinë.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor informojnë se në pranga kanë rënë katër të rinj, të cilët mbanin 4.6 kg lëndë të dyshuar narkotike. Tre prej të dyshuarve janë banorë të Xhafzotaj, ndërsa njëri në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.
• B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.
• E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.