Gjendet trupi i pajetë në det i ish-ministrit grek/ Doli për xhiro me varkë e s’u kthye kurrë

225
Sigal

Gjendet trupi i pajetë i ish-ministrit grek të Rendit, Sifis Valirakis. Kufoma e tij u gjet në ujërat e gjirit të Evisë pak çaste më parë. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, 78-vjeçari u gjet pa jetë vetëm pak milje larg anijes së tij.

Ish-ministri kishte shkuar për të pushuar në vilën e tij në Eretria, dhe gjatë kësaj kohë kishte vendosur që të bënte një udhëtim me varkë. Pasi kaluan disa orë, bashkëshortja e tij u shqetësua dhe njoftoi menjëherë policinë se ai nuk ishte kthyer nga udhëtimi.

Pas dhënies së njoftimin, menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e tij, në të cilat u përfshinë policia, peshkarexha, helikopterë dhe rojet bregdetare. Fillimisht u gjet varka e tij, dhe më pas trupi i pajetë i ministrit. Nuk dihet ende çfarë ka shkaktuar vdekjen e tij, ndërkohë që hetimet kanë nisur nga autoritetet vendase.

Sifis Valyrakis, me origjinë nga Chania, u zgjodh deputet për herë të parë në 1997 dhe shërbeu si ministër në qeveritë e PASOK.