Aksident në aksin Peqin -Elbasan, automjetet përplasen “kokë më kokë”, tre të plagosur (FOTO)

248
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin e rrugës kombëtare Peqin – Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë tre kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë dy autoambulanca që i transportuan të plagosurit për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Fatmirësisht të tre personat e lënduar gjatë këtij aksidenti janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka disiplinuar trafikun e automjeteve .Ndërkaq po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti me pasojë lëndimin e tre personave.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan, mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.
Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.