Fundi i një epoke, hiqet telefoni i fundit publik në New York

52
Sigal

Të hënën autoritetet hoqën telefonin e fundit me pagesë të vendosur në zonën Midtown, New York City. Largimi i tyre filloi që prej vitit 2015.

“Si një vendas, t’i thuash lamtumirë telefonit të fundit është e hidhur për shkak të vendit të spikatur që ata kanë mbajtur në peizazhin fizik të qytetit për dekada të tëra”, tha Matthew Fraser, nga zyra e teknologjisë dhe inovacionit.

Kanë qenë mbi 6000 telefona publikë në New York dhe tani janë zëvendësuar me kioska që ofrojnë internet dhe mbushës për telefona.

Një nga kabinat me telefonin me pagesë do të shkojë në muze për të qenë pjesë e ekspozitës që bëhet për të treguar si ka qenë jeta më parë në New York.