Dhunuan 45-vjeçarin tek 9-katëshet, policia shoqëron në komisariat 8 tifozët holandezë

169
Sigal

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 8 tifozë holandezë pasi në gjendje të dehur kanë dhunuar një 45-vjeçar shqiptar me inicialet A.G.

I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.