Bëri sherr, plagoset një person në Krrabë/ Ja çfarë raportohet

127
Sigal

Një konflikt është regjistruar sot në Kërrabë, ku disa persona janë zënë me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi sot në Krrabë. Burime zyrtare bënë me dije se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.