Një incident ka ndodhur dje në një shkollë të mesme në Guangxi të Kinës. Një mësues ka dalë i zhveshur në rrugë dhe ka tentuar të përdhunojë një studente. Mësuesi 30-vjeçar i është hedhur sipër studentes, por disa kalimtarë e kanë penguar. Ai është marrë nën kujdes mjekësor pasi është raportuar se në të shkuarën ka pasur probleme mendore.





















