Qeveria hungareze ka reaguar lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski për të kërkuar azil politik në Hungari, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Përmes një reagimi publik, Hungaria thekson se qeveria nuk e ka ndihmuar Gruevskin që të largohej nga Maqedonia. Nikola Gruevski, u largua nga vendi i tij për t’i shpëtuar dënimit të gjykatës me 2 vite burg për korrupsion.
Kujtojmë se Maqedonia i ka bërë thirrje Hungarisë të ekstradojë Gruevskin, i cili ka qenë kryeministër nga 2006-2016.