13 operacione në një javë, 50 të arrestuar nga policia

304
Brenda një jave janë zhvilluar 13 operacione nga Policia e Shtetit. Sipas të dhënave të publikuara, bëhet fjalë për operacione për sekustrim armësh, eksplozivi, goditjen e trafikut të drogës, prostitucionit etj. Pas një pune intensive të kryer nga Strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, ku janë përfshirë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori i Krimeve të Rënda, Forcat e Lëvizshme Operacionale, Forcat e Posaçme Operacionale, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, janë finalizuar me sukses Operacionet:
“Body”, “Spring 2016”, “Amplifikatorët”, “Struga”, “Mustang”, “Greps”, “Velçani”, “Befasia”, “Farka 2016”, “Agimi”, “Porosia”, “ Shpiragu” dhe “Prita”. Si rezultat janë arrestuar 50 persona për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” , “Prostitucion”, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Vjedhje në bashkëpunim” etj. Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 3 krehra, 4607 fishekë, 6 mina me telekomandë,1 snajper, 3 kg lëndë të dyshuara si tritol,100 kapsolla detonator, si dhe rreth 64 kg lëndë narkotike. Gjithashtu janë sekuestruar automjete, telefona celularë dhe peshore elektronike me anë të të cilave këta shtetas kryenin veprimtarinë kriminale. Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën për rritjen e parametrave të sigurisë në vend dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë.
Sigal