Ministri “Beqja” e kthen QSU në QTU, në 75 ditë ka gllabëruar 736 milionë lekë për blerje ilaçesh

445
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nga data 1 janar 2016 e deri në datën 18 Mars të vitit 2016, ka shpenzuar afro 736 milionë lekë për blerjen e medikamenteve. Blerja e këtyre medikamenteve është përqendruar kryesisht, për nevoja të ndryshme të QSUT. Kështu, në bazë të prokurimeve publike të bëra e të publikuara si njoftim në Buletinin e APP dhe si realizim procedure përfundimtare tenderimi, rezulton se janë blerë medikamente si “Paracetamol”, barna për shërbimin dermatologjikë”, barna për sistemin kardiovaskular, barna anti-parazitare, barna për gjakun dhe organet formuese të gjakut, barna për metabolizmin dhe aparatin tretës, ibuprofen etj. Konkretisht, rezulton se për sistemin kardiovaskular janë blerë barna në vlerën e mbi 3 milionë e 600 mijë lekëve, vetëm për ditët e para të muajit mars 2016. Ndërkohë që barna dermatologjike, janë blerë në vlerën e 184 mijë lekëve. Për barna Antine-oplastike dhe Immuno-modulatore Flakon, janë shpenzuar 280 mijë lekë pa TVSH. Për gjakun dhe organet formuese të tij, janë blerë barna në vlerën e 130 milionë lekëve pa TVSH. Edhe për barna hormonale, janë shpenzuar rreth 23 milionë lekë në muajin mars. Ndërsa përsa i përket hemodializës, janë blerë materiale mjekësore dhe barna në vlerën e 10 milionë lekëve. Për blerjen e medikamenteve në QSUT, bëhen prokurorime publike për të përzgjedhur ofertën më të mirë në mënyrë që buxhetit të shtetit t’i kushtojë sa më pak pajisja, ose me barnat, ndërkohë që pacientët në spitale, në urgjenca e poliklinika, apo shërbime të tjera mjekësore gjenden përditë përballë mungesës së barnave, për shkak të lojërave e pazareve që “komandoja e aferave korruptive” në Ministrinë e Shëndetësisë, inskenon e bën me njoftimin, nisjen, zhvillimin dhe zvarritjen e tenderëve, duke e ç’organizuar sistemin dhe grafikun e detyrueshëm të blerjes së ilaçeve për pacientët që duhen trajtuar në institucionet shëndetësore publike!
—————————————————————————–
Për këtë tender të njoftuar në datën 21 mars 2016, duke hequr ditët e pushimeve, aplikuesve u mbeten vetëm 3 ditë e… 2 orë kohë për të përgatitur dosjet e konkurrimit, ose më saktë 26 orë kohë
Sigal