Panariti: “Aty ku ka mungesë shpresë, aty është fara e zgjidhjes, e shpresës dhe e ringjalljes”

516
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka uruar sot nga Mitropolia e Korçës të gjithë besimtarët e krishterë dhe orthodoks për festën e Pashkës.

“Në këtë ditë të bukur sot në Korçë, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve të krishterë dhe orthodoks, pse jo të gjithë popullit shqiptar, Gëzuar Pashkët. Është një ditë e gëzuar, mbas vdekjes vjen ringjallja, nuk ka mesazh më të rëndësishëm dhe mendoj se ky mesazh duhet lexuar nga e gjithë shoqëria, pasi nuk ka vend për dëshpërim, por ka gjithmonë një vend për shpresë. Krishti u ngjall! Është një mesazh që i shkon të gjithë shoqërisë, politikës dhe pikërisht aty ku ka mungesë shprese, aty është fara e zgjidhjes, e shpresës dhe e ringjalljes”.
Sigal