Fotoja e fëmijës që mësonte nën dritat e rrugës trondit, një biznesmen vjen nga Bahreini

615
Sigal

Një fëmijë peruan 12-vjeçar, Viktor Angulo, u filmua pa dijeninë e tij një natë marsi, teksa i kërrusur buzë një rruge në Mocho, në trotuarin e ftohtë, nën dritëhijet e një neoni publik, bënte detyrat e shtëpisë. Arsyeja qe e thjeshtë: shtëpia e tij e varfër nuk kishte energji elektrike!

Pamja ngjethëse e djaloshit në trotuar u bë virale në Instagram dhe tërhoqi vëmendjen e biznesmenit nga Bahrein, Yaqoob Mubarak, i cili pa e zgjatur, muajin e kaluar fluturoi drejt Perusë për të takuar djalin dhe familjen e tij, shkruan Sky.

Dhe para një jave, biznesmeni Mubarak u rikthye sërish në qytetin e fëmijës, tanimë për t’i ndërtuar shtëpinë. Ai tha: “Ky fëmijë përbën një histori të madhe, një histori suksesi për të gjithë fëmijët e tjerë në botë. Unë do të nënshkruaj këtë kontratë para jush,. Tashmë kam blerë 15 kompjuterë për të hapur edhe një klasë të re”.

Biznesmeni i premtoi fonde për të filluar një biznes, familjes së 12-vjeçarit  dhe e ftoi në Baherin. Po ashtu, ai i dhuroi një shoku të Viktorit, i cili ishte me aftësi të kufizuara, një karrocë invalidësh. Mubarak u nderua nga kryebashkiaku i qytetit Mocho me çelësin e qytetit dhe një sërë medaljesh nderi.