Kërkesa e Holandës/ KE konfirmon njoftimin e\yrtar për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Gati rikthimi i radhëve në ambasada

532
Sigal

Parlamenti Holandez i kërkoi zyrtarisht Komisionit Evropian t’i heqë Shqipërisë të drejtën e lëvizjes së lirë në “Shengen”

Komisioni Evropian: Edhe mund të rikthehen vizat për shqiptarët

KE: Rasti i parë ndaj një shteti

Më në fund Komisioni Evropian e pranon, që në KE ka mbërritur kërkesa zyrtare e Parlamentit Holandez, i cili kërkon që Shqipërisë t’i hiqet e drejta të lëvizë lirshëm në zonën “Shengen”. Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Evropian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për shqiptarët. Në reagimin e KE vendoset theksi se kërkesa për rivendosjen e vizave është për herë të parë, ndaj një vendi që ka përfituar më parë lëvizjen e lirë. ‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një proces të plotë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.

Historiku: Holanda voton kundër Shqipërisë

Parlamenti holandez në prill 2019 ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Kërkesa është bërë nga 5 parti, që kanë 92 vende nga 150 në Kuvend. Projektvendimi u miratua, gjë që detyron qeverinë t’i drejtohet KE-së për rikthimin e vizave. Parlamenti Holandez, ka votuar ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Evropian rikthimin e vizave për Shqipërinë. 5 partitë që kërkuan rikthimin e vizave në total kanë 92 deputetë, ndërsa ky vendim mund të miratohej edhe me shumicë të thjeshtë, thënë ndryshe me 76 vota nga 150 që ka në total Parlamenti i Holandës. Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë qeverisëse.

Rritja e kriminalitetit, faktori pengues i Shqipërisë

Në dokumentin e Parlamentit Holandez, midis të tjerave, argumentohej vota për vendosjen e vizave për Shqipërinë. “Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë; këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i viza për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar; i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Holanda dorëzon kërkesën në Bruksel: Pezulloni vizat për shqiptarët

Holanda ka dorëzuar në 31 maj 2019 zyrtarisht në Komisionin Evropian projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët. Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, përfaqësuesi i Holandës në BE, Robert de Groot i kërkon të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Holanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar. Sipas Groot, shqiptarët kanë një rol në krimin e organizuar në Amsterdam si dhe ka një rritje të veprave penale nga shqiptarët në Holandë.