FOTO / Gjithmonë një hap përpara, ja si zhvillohen provimet në stadium

341
Sigal

Punëkërkuesit e Koresë së Jugut i janë nënshtruar provimit me shkrim në një fushë futbolli për të respektuar distancën dhe shmangur Koronavirusin.

Punëkërkuesit në Korenë e Jugut kanë realizuar këtë testim për të rekrutuar persona të cilët do të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Sic shihet në foto ata kanë vendosur tavolinat për aplikuesit duke siguruar një distancë të sigurt larg njëra-tjetrës dhe në një ambient të hapur siç është stadiumi.Koreja e Jugut, është shteti më rezultatet më të mira në gjurmimin, provën dhe trajtimin e pandemisë. Është ndër vendet që kanë arritur sukses dhe kanë bërë të mundur “rrafshimin e kurbës”.

Falë testimit të rreptë dhe zbatimit të hershëm të masave të distancimit shoqëror, ajo ka pasur një numër minimal të rasteve serioze.

Koreja e Jugut ka shënuar deri ditën e sotme 200 të vdekur nga 10. 384 raste gjithsej.

Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve të vend krijuan një departament të posaçëm për të parapërgatitur vendin.

Koreanët dizenjuan dhe prodhuan testet, pastaj krijuan një rrjet laboratorësh, menjëherë në të gjithë vendin, të cilat ishin të gjitha funksionale brenda 17 ditëve.