Covid-19, mungesa e fondeve ,PPP-të dhe ‘mamuthet e korrupsionit’

291
Sigal

Nga Prof.Dr.Elmaz Sherifi

Nga sa informohemi ne rrjetet sociale dhe emisionet televizive, deri tani mund te pergjithesonim disa modele menaxhimi te “koleres” me emer te bukur “covid 19”. Kina, nga doli dhe “covid 19”, tregoi si shtet i centralizuar, se si u be “zap” covid me masa energjike. Ne gajaseshim kur informonte se brenda javes beri spital provizor me mijra shtreter. Gjermania si gjithenje serioze, e me vdekjet me te ulta ne Evropen Perendimore, me masat e jashtezakoneshme per tamponimin e atyre qe kane shenja, dhe me 700 mije testime ne jave. Suedia nuk ka vendosur “shteterrethim”. Banoret qe ankohen se kane nje rrufe vete ose femijet, qendrojne ne shtepi, dhe i punesuari i merr leket per 15 dite, vetem duke njofuar punedhenesin me SMS. Amerika e papergatitur per kete situate, dhe “covid” po bene kerdine ne New York, me rruget tashme te boshatisura, por fushata elektorale nuk ndalet ! Britania me kryeministrin qe “propagandonte”, e nuk e mori aspak ne konsiderate “covid”, u infektua familjarisht, dhe me jeten ne rrezik. Ne Shqiperi mjeku Brataj, “shef” i sherbimeve qe komentonte situaten tragjike ne Itali dhe inkurajonte shqiptaret te mos kishin frike, u “veteizolua”, se e “mbertheu” covi. Tani ne rruget e Tiranes qarkullojne autoblindat si ne “shtet rrethim”, eshte pezulluar levizja e prodhimi, dhe leviz si i “mekur” tamponimi, me pretendimin, se nuk ka fonde ! Pse ska fonde ? Per mungesen e tyre me 7 prill para dy vjeteve kam dhene kete opinion : ” Politika e koncensioneve po i varferon cdo dite e me shume shqiptaret, ndersa “mamuthet e korrupsionit”, ministrat qe neneshkruajne koncensionet, japin lexione per “mrekulline” ” e politikave koncensionare.Kur “Letra e Panamase” ka “shokuar” gjithe boten, ish shefi i sherbimeve sekrete te Shqiperise “kujton”, se per politikanet,qeveritaret e biznesmenet shqiptar, ka ekzistuar me kohe “Qipro Paper”, por askush ska vepruar e nuk vepron” ! Gjykojeni vete se cpo ndodh miq. Klb.