Kartat e skaduara të identitetit janë të vlefshme për shërbime bankare

551
Sigal

Për të shkuar në bankë qytetarët mund të përdorin edhe kartat e identitetit të cilat tashmë kanë skaduar. Shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi ti rinovojnë për shkak se zyrat e aplikimit janë mbyllur nga situata e krijuar nga koronavirusi në vend. Kryeministri Rama sqaron se qytetarëve iu duhet të kenë një cerifikatë të re të printuar në e-albania kur paraqiten në bankë.

‘U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/ aman derman lexojeni”.