‘Produkt lavatriçesh’/ A po godet Braçe, Ben Blushin për pagën 247 mln lekë në muaj?

266
Sigal

Deputeti socialist, Erion Braçe, që së fundmi është kthyer në kritik të qeverisjes së tij, reagoi për publikimin e listës së pagave.

Ai nuk shqetësohet për këtë skandal që do kishte tronditur çdo qeveri, por thotë se disa paga janë si produkt lavatriçesh.

Në fakt paga më e lartë nga ato që publikuan mediat është e Ben Blushit, ish-kolegut majtist të Braçes.

Ai merr 247 milionë lekë të vjetra në muaj, një pagë astronomike.

Pagat pas tij janë ndjeshëm më të ulëta.