Avokati Gjokutaj: Baton Haxhiu, spiuni i serbëve që paguhet 18 mln lekë në muaj

744
Sigal

Avokati i njohur Genc Gjokutaj deklaron duke iu refereuar databazës së të dhënave të pagave, se Baton Haxhiu paguhet 18 mln lekë në muaj nga një spital privat. 

I ftuar në një emision, Gjokutaj thotë se këshilltari i Edi Ramës është edhe spiun i deklaruar i serbëve.

Kjo bëhet për të futur panikun, hapet kjo lojë. Dhe në një situatë paniku siç është qëllimi i nxjerrjes së këtyre të dhënave dhe këtë e them me shumë bindje, atëherë hedhja në treg e këtyre të dhënave zhvendos vëmendjen nga të gjitha lëvizjet pozitive në politikë, që reflektojnë edhe në ekonomi. Janë një palë frena për të penguar qëllimin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë. Unë sot kam një informacion dhe po e bëj publik. Baton Haxhiu, një person mediatik qenka edhe drejtues menaxher i një spitali për marketingun dhe merrka 18 milionë lekë. Ndërkohë që është edhe agjent i UDB-së, i serbëve me dokumente“, u shpreh Gjokutaj.

Gjithashtu, avokati Gjokutaj tha se nxjerrja e të këtyre të dhënave, njësoj edhe si skandali i patronazhistëve, bëhet nga struktura shtetërore me qëllim nxitjen e përplasjeve sociale.

“Kam një thirrje si jurist atyre që e kanë në dorë, hiqni dorë nga paniku. Nuk mundet më të dalin të dhëna sensitive në rrugë ligjore, nëpërmjet institutit të akuzës, gjykatës… Janë segmente brenda shtetit. Të cilët asnjëherë nuk do të marrin përgjegjësi nëse nuk do të identifikohen”.