Edhe bangladeshasit i largohen Bashës

234
Sigal

Në të njëjtën kohë: Basha me 268 ndjekës online, Berisha ka 2300

Para pak ditësh të gjithë u habitën me supershikueshmërinë e Lulzim Bashës në rrjetin social në kohë live, duke parë shifrat ndër vite të tij. U trumbetua me të madhe pikërisht kjo rritje e këtyre shifrave duke pretenduar në manipulimin e publikut. Nga ana tjetër ishin pjesëmarrësit në ‘Kongres’, për të cilët gjithashtu u deklaruan mbi mijëra vetë, kur ndërkohë Pallati i Kongreseve ka vetëm 1958 vende. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe pasi shifrat e pjesmarrësve në ‘krahun e Berishës’, ishin ku e ku më të larta dhe duhej patjetër një shifër sfiduese. Po meqë demokratët e treguan veten më 11 dhjetor dhe po ashtu edhe në protestën e 18 dhjetorit se ku ishin prezent në të vërtetë, Bashës nuk i mbeti gjë tjetër veçse të blinte shikueshmërinë dhe të shiste “sapunin për djathë”. Por  specialistët e fushës e sqaruan se kjo rritje ishte arritur falë blerjes së kësaj  shikueshmërie, të cilën e gjetën në Bangladesh e Indi. Sot ka dalë hapur kjo e vërtetë. Në fakt kjo është kaq e dukshme sa mjafton një krahasim i thjeshtë para dhe pas ‘Kongresit’, për të kuptuar  përpjekjen për manipulim. Raporti i vërtetë mes tyre, Berisha-Basha, është: 94% / 6%. Raport që nuk ka nevojë për koment. Kështu, në intervistën për Sokol Ballën, Lulzim Basha pati një rënie drastike në shikueshmëri, 50 fish më pak se të enjten në ‘Open’. Ku humbën bangladeshasit?