Kontrolle në shtëpinë e 35 vjeçarit shqiptar me nënshtetësi holandeze dhe serbe, i gjenden 1 kg heroinë dhe mijëra euro

263
Sigal

Policia e Kosovës arrestoi një 35-vjeçar në Leposaviç pasi iu gjetën në banesë rreth 1 kg kokainë. I ndaluari M.V. (shtetas me nënshtetësi serbe dhe holandeze) u arrestua pas informacioneve që mori Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Veri se një person mbante drogë në banesë.

Njësia policore ushtroi kontroll në banesën e 35-vjeçarit në Leshak të Leposaviçit ku gjeti 1,297 kg kokainë, 1200 eruo, 12 mijë dinarë serbë dhe dy telefona. Ai akuzohet për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Pas dy ditësh qëndrimi në paraburgim, 35-vjeçari serbo-holandez do të përballet në gjyq.