Pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën 22 persona, Kanadaja ndalon përdorimin e armëve

292
Sigal

Ditën e sotme Kanadaja ka njoftuar ndalimin e mbajtjes së armëve të sulmit pas masakrës që ndodhi javën e kaluar ku mbetën 22 persona të vrarë.

Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri Justin Trudeau, i cili tha se në Kanada nuk ka vend për armë të tilla.

“Këto armë janë krijuar për një qëllim të vetëm, të vrasin sa më shumë njerëz, në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Në Kanada nuk ka më vend dhe përdorim për armë të tilla. Menjëherë, nuk është më e lejuar të blihen, shiten, importohen apo përdoren armë ushtarake në këtë vend”.– tha ai.

Pas sulmit të tmerrshëm në rajonin Nova Scotia, Trudeau tha se qeveria e tij do të punojë për kufizimin e armëve, dhe se plani ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në fillim të javës policia në Nova Scotia tha se sulmuesi Gabriel Wortman, ishte armatosur me dy automatikë dhe disa pistoleta automatike. Ai vrau 22 njerëz në një komunitet të vogël.

Mediat e huaja janë shprehur se Kanadaja është vendi me zotërimin më të madh të armëve pas SHBA, me rreth 34.7 armë zjarri për çdo 100 njerëz. Në SHBA ka rreth 120 armë për çdo 100 njerëz.