Fund tragjik për shqiptarin në Greqi, motori përplaset me makinën

119
Sigal

Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Santorini të Greqisë, në orët e para të mëngjesit sot, 24 maj.

Motori me të cilin shqiptari po udhëtonte u përplas me një makinë, e për pasojë i riu ndërroi jetë nga plagët e marra.

Sipas informacioneve të cyclades24 , motoçiklisti shqiptar 29-vjeçar është përplasur kokë më kokë me një makinë, të  drejtuar nga një 30-vjeçar.

Pavarësisht veprimeve të menjëhershme për transportimin e shqiptarit në spital, i riu kishte humbur shumë gjak, e për pasojë nuk arriti të mbijetojë

Po kryhen hetimet paraprake nga Nëndrejtoria e Policisë Thira.