Sulm me thikë në Kaliforni, vriten dy persona pranë një kishe

216
Sigal

Një sulm me thikë ka ndodhur në Kaliforni ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mediat e huaja raportojnë se sulmi ka ndodhur në një kishë në San Jose të Kalifornisë.

Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.

Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë kanë njoftuar për dy viktima.

Ndër të tjera policia bën me dije se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i ikur motit të ftohtë.