Caktohet data e raundit të tretë për votimin e presidentit, afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave

130
Sigal

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, është vendosur data e raundit të tretë për votimin e presidentit të ri të vendit. Sipas vendimit unanim, është caktuar që raundi i tretë të mbahet në orën 10:00 të datës 30 maj.

Ndërsa afati i fundit për dorëzimin e emrave të kandidatëve për presidentë, shoqëruar me 20 firma të deputetëve, do të jetë ora 16:00 e datës 29 maj, pra një ditë para votimit në parlament për raundin e tretë.

Deri më tani dy raundet e para për votimin ne parlament sa i takon kandidaturave për president kanë dështuar pasi nuk është propozuar asnjë emër nga palët. Nëse edhe pas këtij raundi nuk do ketë propozime nga opozita apo mazhoranca atëherë, siç deklaroi edhe kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme, PS do të mblidhet për të diskutuar lidhur me emra të ndryshëm.