Ibsen Elezi: Kam pasur diskutime reale me demokratët, s’kam bërë propagandë

159
Sigal

Ish-kreu i PD-së dega Kukës, Ibsen Elezi tha sot në një emision se gjatë fushatës së tij në zgjedhjet për kryetarin e ri të opozitës nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga strukturat e brendshme të kësaj partie.

Elezi tha se në një kohë të shkurtër mori një rezultat që u tha se ishte 6% e votave por në fakt sipas tij arriti 10%.

Ai tha ndër të tjera se në takimet që ka organizuar në disa qytete me demokratë ka pasur diskutim real dhe jo elementë propagandistikë si në takimet e Berishës.

Pjesë nga intervista:

Elezi: Në anëtarësi jam munduar të shpjegoj problematikat duke qenë se jam nje njohës i hershëm i strukturave dhe organizimit të brendshëm të PD.

-Keni vizituar gjithë Shqipërinë a keni pasur mbështetjen e strukturave të PD-së?

Elezi: Me ¼ e strukturave kam komunikuar, ky ishte defekt i gjithë fushatës. Nëpërmjet medieve jam munduar të komunikoj me të gjithë strukturat dhe opinionin publik dhe në këtë garë mendoj se kam dhënë një imazh pozitiv jo veç për vete por edhe për PD-në.

Platformat ndërtohen në mjedise reale jo imagjinare. Sistemi që ne kemi përballë nuk është nje qeverisje normale por po shpopullon e varfëron vendin, largimi masiv e tregon. Barra e opozitës është e madhe, Berisha ka marrë aksion politik 8 mujor dhe njerëzit janë ndërlidh me atë aksion dhe ky është fakt.

Njerëzit e kanë parë si një formë të rrëzimit të Ramës, në shumë degë kishte njerëz që e mirëkuptonin dhe debatet në këto takime ishin të nivelit të lartë, në takimet e Berishës ka qenë më shume një element propagandistik sesa një diskutim real. Arrita rezultat 6% por në fakt ka qenë 10%, ndryshimi i PD nuk ndodh individualisht por në grup.

-Çfarë do të ndodhë tani në PD?

Elezi: Duhet rritur besueshmëria për të rritur rezistencën, Berisha e ka shumë të veshtirë këtë gjë sepse besueshmëria mbështetet te veprimet. Fjalët me veprat duhet të jenë në unison. Opozita duhet të hedhë dritë mbi këtë sistem, sepse përndryshe qytetarët nuk konceptojnë dot atë që duhet të ndryshojë.