FOTO/ “Erdogan vrasës!”, kurdët e presin me protesta në Romë presidentin turk

456
Ndonëse policia italiane kishte marrë një sërë masash për vizitën e presidentit turk në Romë, dhe ishin ndaluar protestat, një gjë e tillë ka ndodhur. Komuniteti kurd ka manifestuar sot në Romë kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Itali.
Protesta e tyre është zhvilluar në kështjellën “Sant’Angelo” jashtë zonës së blinduar nën masa mjaft të larta nën kontrollin e policisë italiane, për të garantuar sigurinë e vizitës së Presidentit turk.
Nën thirrjet e parrulat “Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”, i janë bashkuar kësaj proteste mjaft akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.
Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Atin e Shenjtë.
Ky fakt ka shënuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve është plagosur lehtë.
Sigal