“Policia e së ardhmes”, Ford prezanton projektin e veçantë

507
Nevoja për ta kontrolluar sa më mirë trafikun, por pa polic, ka bërë që kompania Ford të prezantojë në projekt të veçantë. Së fundmi, Ford ka paraqitur patentën për prodhimin e një motori të ri policie, por pa shofer, pra pa polic.
Motori do të kontrollojë trafikun, gjobat dhe do të jetë i pari i këtij lloji që vepron bazuar mbi inteligjencën artificiale.
E prodhuar nga Charles Bombardier, motori “Driverless” së shpejti do të mund të regjistrohet në radhët e policisë rrugore. Ideja e kompanisë “Ford” u konkretizua me 18 janar me aplikimin për patentën e motorit të parë robotik në radhët e policisë rrugore.
Siç përshkruhet në dokument, motori do të jetë krah ekzekutiv i një sistemi kompleks të survejimit të trafikut digjital. Shkelja do të sinjalizohet në robotin më të afërt, i cili, nëse është e nevojshme, do të fillojë ndjekjen e fajtorit, ta ndalojë atë dhe ta njoftojë për shkeljen.
Roboti i drejtimit do të jetë në gjendje të ketë qasje në të gjitha bazat e të dhënave për të cilat oficerët e zbatimit të ligjit normalisht kanë qasje, si dhe ndaj kontrollit të targave të makinave dhe dokumenteve.
Në rast të shkeljeve të trafikut rrugor, një sensor i sofistikuar dhe sistemi i kamerave të sigurisë paralajmëron shoferin dhe, nëse shoferi vendos të mos ndalojë dhe të zgjedhë rrugën për të ikur, roboti i timonit do të jetë në gjendje të kryejë një ose më shumë veprime kundër automjetit që po largohet.
Motori robotik nuk është tentativa e parë e përfshirjes së inteligjencës artificiale në forcat policore. Nëntorin që kaloi qeveria kineze lajmëroi hapjen e një zyre policie e gjitha e automatizuar dhe pa asnjë personel në qytetin Wuhan.
Sigal