‘Foreign Policy’: Ja luftërat që mund të ‘shpërthejnë’ në vitin 2016

249
Gjatë pesë viteve të fundit është rritur numri i konflikteve të armatosura në mbarë botën. Për vitin 2016 nuk pritet përmirësim i situatës në aspektin e zgjidhjes së krizës ushtarake, shkruan ‘Foreign Policy’. Analistët e revistës amerikane kanë krijuar një listë të dhjetë pikave më të ndjeshme, që komuniteti botëror duhet t’ju kushtojë vëmendje gjatë vitit. Sipas autorit të shkrimit, për shkak të pasojave humanitare ky fakt mund të sjell konflikt të vazhdueshëm në Siri, në Irak, në Sudanin Jugor, në Afganistan, në Jemen dhe në Çad. Në këtë listë është gjithashtu i përfshirë konflikti i brendshëm në Turqi (konflikti me kurdët) dhe në Libi (ku po vazhdon lufta civile).

Përveç kësaj, edhe situata në Burundi, ku popullsia ka pakënaqësi mbi vendimin e presidentit aktual për të kandiduar për herë të tretë në këtë funksion, situata në lidhje me Detin e Kinës Jugore ku Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur të kundërshtojnë ndikimin në rritje të Kinës, bëjnë që të komplikohet situata gjatë këtij viti dhe të krijohen tensione të reja. ‘Foreign Policy’ shkruan se shumica e këtyre konflikteve nuk mund të zgjidhen, “sepse aty janë të përfshira organizatat ekstremiste, ku synimet dhe ideologjitë e tyre nuk lejojnë që lufta të kryhet përmes negociatave”.

“Është koha që në vitin 2016 të hiqet dorë nga mendimi se vetëm lufta kundër mënyrës së dhunshme të ekstremizmit mund të ruajë paqen në botë apo në ndonjë vend siç është Siria”, shkruan Foreign Policy. Analistët besojnë se konfliktet e listuara kërkojnë bashkëpunim në disa nivele, ndërmjet gjithë pjesëmarrësve në procesin politik në botë.