Ndryshimet klimaterike/ Sot demonstrata më e madhe në historinë e planetit

488
Sigal

Nga Londra në New York City dhe nga Perth në Paris, aktivistët e klimës do të organizojnë ditën e sotme një grevë të përgjithshme globale, që pritet të hyjë në histori si një nga demonstratat klimaterike në historinë e planetit.

Në qendër të Australisë, një turmë masive është mbledhur tashmë për mbajtjen e një marshimi në Melburn.

“Ky është Melbourne! janë mbledhur më shumë se 100,000 njerëz! #Climatestrike #Greens”, ka shkruar në një postim në “Twitter” deputeti i të gjelbërve, Adam Bandt, i cili përfaqëson Melbourne-n në Parlamentin Federal.

Greva globale e Klimës është e treta në një seri tubimesh klimaterike të organizuara nga nxënës të shkollave, të udhëhequr nga 16-vjeçarja Greta Thunberg.

Në tubimet e këtij muaji, radhët e pjesëmarrësve janë zgjeruar me përfshirjen e grupeve humanitare, organizatave mjedisore dhe të punonjësve të disa prej markave më të mëdha në botë, gjithashtu të vendosura të marrin pjesë.